TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Dialogu vazhdon me pritje për marrëveshje konkrete

20/06/2022
in Ballina, Kosovë, Lajme
Dialogu vazhdon me pritje për marrëveshje konkrete
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kësaj radhe edhe nga zyrtarët e BE-së është thënë se “presin marrëveshje të rëndësishme në këto takime”. Nga burimet diplomatike mësohet se tashmë janë të gatshme dy marrëveshje apo, më mirë të thuhet, marrëveshje për implementimin e marrëveshjes për energjinë, të arritur qysh në vitin 2013 e të konfirmuar në vitin 2015 dhe një deklaratë për të pagjeturit.

Rastësisht apo jo, pikërisht në javën kur në Bruksel zhvillohet Samiti i Bashkimit Evropian, si dhe një takim i përbashkët i liderëve të bllokut dhe Ballkanit Perëndimor, zhvillohen edhe takime të reja në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga Brukseli.

Bashkimi Evropian gjithmonë takimet e tilla i quan si “në kuadër të dialogut”, sepse nuk mund t’i quajë si “takime të palëve”, pasi shumë rrallë ka pasur në dy vjetët e fundit takime direkte mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë.

Më shumë takimet janë zhvilluar veç e veç nga secila palë me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Deri më tash, ka pasur shumë pak apo fare nuk ka pasur rezultate në dialog. Pos një “pajtimi” për aranzhime të përkohshme rreth targave të veturave, duke u mbuluar me letër ngjitëse shenjat shtetërore për veturat që kalojnë nga një shtet në tjetrin, asnjë marrëveshje konkrete nuk është arritur për vite.

Palët kanë shkëmbyer akuza ndaj njëra-tjetrës për mungesë të suksesit në dialog, ndërsa përfaqësuesit e BE-së kryesisht kanë heshtur.

Por edhe në BE po ndihet tash një dozë e frustrimit për mungesën e rezultateve në dialog. Prandaj janë rritur edhe thirrjet që sa më shpejt të ketë progres konkret.

Këtë javë, më 21 qershor, për “takime në kuadër të dialogut” do të jenë në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, dhe shefi i delegacionit të Serbisë, Petar Petkoviq.

Kësaj radhe, edhe nga zyrtarët e BE-së është thënë se “presin marrëveshje të rëndësishme në këto takime”.

Nga burimet diplomatike mësohet se tashmë janë të gatshme dy marrëveshje apo, më mirë të thuhet, marrëveshje për implementimin e marrëveshjes për energjinë, të arritur qysh në vitin 2013 e të konfirmuar në vitin 2015 dhe një deklaratë për të pagjeturit.

Të dyja këto marrëveshje janë gati tash e një kohë, por kishin mbetur për të sqaruar “vetëm disa detaje”.

Te marrëveshja për energji, pengesë ka qenë certifikimi i Elektroseverit, që do të ishte përgjegjës për distribuimin e rrymës në veri të Kosovës, ndërsa Serbia nuk ka qenë aq shumë e interesuar që të arrihet pajtimi, sepse pas kësaj, edhe serbët në veri do të duhet ta paguajnë rrymën.

Ka pasur ide që, në rast të pajtimit në nivel të kryenegociatorëve, marrëveshjet të finalizohen edhe në një takim në nivelin e lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Nëse nuk llogaritet takimi i tyre joformal në Berlin, ku ishte i pranishëm edhe i dërguari i posaçëm, Lajçak, për më shumë se një vit nuk ka pasur takime mes Kurtit dhe Vuçiqit në kuadër të dialogut.

Tags: Bashkimi EvropianDialoguKosoveSerbi
ShareTweetShare
Previous Post

Një marrëveshje, paralajmërime për investime dhe vërejtje, çfarë mori Kosova nga vizita e Cavusoglut

Next Post

Zelensky paralajmëron se Rusia do të përshkallëzojë sulmet e saj këtë javë

Related Posts

Plagosja e policëve në Skenderaj, vjen reagimi i Xhelal Sveçlës
Ballina

Plagosja e policëve në Skenderaj, vjen reagimi i Xhelal Sveçlës

by TV OPINION
03/07/2022
Tuppurainen thotë se Finlanda mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, dhe heqjen e vizave
Botë

Tuppurainen thotë se Finlanda mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, dhe heqjen e vizave

by TV OPINION
03/07/2022
Kurti iu drejtohet serbëve të Kosovës: Regjistroni veturat me targat RKS, do të ketë edhe lehtësime
Ballina

Kurti iu drejtohet serbëve të Kosovës: Regjistroni veturat me targat RKS, do të ketë edhe lehtësime

by TV OPINION
03/07/2022
​Ekonomia kosovare në pikën më kritike, kërkohet veprim nga Qeveria
Ballina

​Ekonomia kosovare në pikën më kritike, kërkohet veprim nga Qeveria

by TV OPINION
03/07/2022
​Zjarr në një depo në Pejë, dëmtohen tri shtëpi banimi
Kosovë

​Zjarr në një depo në Pejë, dëmtohen tri shtëpi banimi

by TV OPINION
03/07/2022
Next Post
Zelensky paralajmëron se Rusia do të përshkallëzojë sulmet e saj këtë javë

Zelensky paralajmëron se Rusia do të përshkallëzojë sulmet e saj këtë javë

Te fundit

Karateistja Fortesa Orana e nis me humbje misionin në “Oran 2022”

Karateistja Fortesa Orana e nis me humbje misionin në “Oran 2022”

27/06/2022
Përfaqësuesja e Kosovës përballet në Naestved me Danimarkën

Përfaqësuesja e Kosovës përballet në Naestved me Danimarkën

30/06/2022
Puding me fara chia, kakao dhe banane

Puding me fara chia, kakao dhe banane

06/06/2022
7 ushqimet që nuk duhet t’i blini në markete gjatë verës

7 ushqimet që nuk duhet t’i blini në markete gjatë verës

02/07/2022
Dështon mbledhja e Komisionit hetimor për energjinë

Dështon mbledhja e Komisionit hetimor për energjinë

24/06/2022

Etiketa

AAK Aksident Albin Kurti Arrestim Ballkani i Hapur Bashkimi Evropian BE Covid 19 Edi Rama Futboll Glauk Konjufca Hage Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves Liberalizimi i vizave Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Olaf Scholz Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Proteste Qeveria Rusia Serbi Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Ukraine Veteranet Vjosa Osmani Volodymyr Zelensky
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Plagosja e policëve në Skenderaj, vjen reagimi i Xhelal Sveçlës
  • Tuppurainen thotë se Finlanda mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, dhe heqjen e vizave

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?