Avni Klinaku nga Lëvizja për Bashkim, ka komentuar debatin e sotëm në Kuvend për ngjarjet në veri duke thënë se as qeveria e as opozita s’kanë pasur e as s’kanë strategji për veriun.
Klinaku ka thënë se është qesharake që opozita po i thotë qeverisë se s’ka strategji për veriun.
“Shumë qesharake kur opozita po i thotë qeverisë se nuk ka një strategji për veriun! Mund të mendojë njeriu se ata e kanë strategjinë krejt të gatshme. Në realitet as qeveria e as opozita nuk kanë pasur e as nuk kanë një strategji për veriun. Përndryshe do të ishte shumë e rëndësishme për publikun që ta shohë një të tillë”, ka thënë ai.
Sot në Kuvend pati përplasje mes deputetëve opozitarë dhe kryeministrit Kurti mbi ngjarjet që ndodhën në veriun e Kosovës gjatë fundjavës.