TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Mbyllja e AKP-së në diskrecion të Kuvendit

15/06/2022
in Ballina, Kosovë, Lajme
Mbyllja e AKP-së në diskrecion të Kuvendit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Mbyllja e Agjencisë Kosovare të Privatizimit(AKP) mbetet në diskrecionin e Kuvendit të Kosovës, ndërkaq për rifillimin e procesit të valës së re të shitjeve në AKP, kryesuesi Bordit të kësaj agjencie ka thënë të mërkurën se Qeveria e Kosovës me vendim ka pezulluar bllokimin e privatizimit të pronave shoqërore.

Gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet, Mikullovci i është përgjigjur deputetëve se për mbylljen e AKP-së vendos Kuvendi i Kosovës. Teksa ka shtuar se mbetet sfidë për AKP-në mos shqyrtimi edhe i 26 mijë lëndëve nga Dhoma e Veçantë e Gjykatës Supreme, që kanë të bëjnë kryesisht për 20 përqindëshin e punëtorëve.

“E kemi bërë një strategji dhe e kemi diskutuar në Komisionin për Ekonomi, se kur të vijë koha, do të vendosë Kuvendi i Kosovës për mënyrën e mbylljes dhe për mënyrën e vazhdimit të një strukture shumë më të vogël për vendimet e gjykatave, sepse në Dhomën e Veçantë të Gjykatës Supreme, momentalisht janë 26 mijë lëndë ende janë pa u shqyrtuar. Kemi kërkuar prej qeverisë që të ndodhë diçka lidhur me këtë çështje, sepse ata kanë thënë se kjo do të zgjatë minimum 10 vjet. Kjo është e rëndë për ata punëtorë të cilët presin 20 përqindëshin… Ne planifikojmë që deri në fund të vitit 2024 t’i përfundojmë të gjitha çështjet operative dhe pastaj do të mbetet një organizëm i vegël i cili merret vetëm me ekzekutimin e këtyre vendimeve të gjykatës që janë kryesisht për 20 përqindëshin e punëtorëve dhe për pretenduesit si kreditor ”, tha ai.

Zëvendëskryetari i Komisionit, Mërgim Lushtaku ka pyetur Mikullovcin përse ka nis vala e re e privatizimit, pasi që ishte paralajmëruar nga partia në pushtet mbyllja e AKP-së. Madje sipas deputetit të PDK-së, Lushtaku, ka pasur edhe një vendim nga qeveria për ndalimin e shitjeve.

“Ne po shohim që kemi një valë të re të shitjeve nga AKP-ja, ndërsa në kuvend të Kosovës kur ju jeni emëruar si anëtar I bordit, është thënë se është çështje ditësh kur do të mbyllet AKP-ja dhe jo që nuk është mbyllur, por tani edhe po shiten edhe ato asete që janë në kuadër të AKP-së. kemi pasur edhe një vendim të qeverisë që të pezullohen shitjet. Çfarë ka ndodhur me atë vendim”, pyeti Lushtaku.

Mikullovci ka thënë se Qeveria me vendim ka pezulluar ndalimin e shitjeve të pronave që janë nën menaxhim të AKP-së.

“Po, ka pasur, ne kemi marrë një shkresë prej qeverisë dhe ka pranuar që një kategori e aseteve duhet gjithsesi me u shitur. Pra, është vendim prej qeverisë. Është pezulluar vendimi I mëhershëm I qeverisë për ndaljen e shitjeve”, theksoi Mikullovci.

Gjatë raportimit të Mikullovcit për raportin vjetor financiar në Komision, kryetari i Komisionit nuk kishte vëmendjen e duhur për të dëgjuar atë. E që u kritikua sjellja e Mujës nga anëtari i Komisionit, Pal Lekaj.

“Strategjisë, përpos klasifikimit. (Ndërhyrje nga kryetari me një zë të lart nga laptopi i tij). Në kuadër të përgatitjes së strategjisë dhe përpos klasifikimit, të gjitha aseteve, të cilat i kemi në menaxhim sipas potencialit zhvillimor kemi pasur edhe tjetër dokument I cili është marrë veçmas me këtë çështje. Klasifikimi i atyre pronave të cilat me një intervenim munden me u përdorë për nevoja publike. Ne kemi identifikuar diku 42 asete, të cilat mund të përdoren”, tha Mikullovci.

Mikullovci theksoi se Zyra Kombëtare e Auditimit ka dhënë opinion të pa modifikur për raportin financiar të AKP-së për vitin 2021.

Komisioni me shumicë votash miratoi raportin e AKP-së, derisa shqyrtimi i raportit vjetor financiar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021 dhe raporti vjetor financiar i KOSTT- it për vitin 2021, është shtyrë për javën tjetër.

Tags: AKPKuvendi i Kosoves
ShareTweetShare
Previous Post

Lumi Vjosa, zemra blu e Ballkanit shpallet Park Kombëtar

Next Post

Deputeti i LVV-së: Do të jem kundër Qeverisë nëse nuk reflekton për veteranët

Related Posts

Plagosja e policëve në Skenderaj, vjen reagimi i Xhelal Sveçlës
Ballina

Plagosja e policëve në Skenderaj, vjen reagimi i Xhelal Sveçlës

by TV OPINION
03/07/2022
Tuppurainen thotë se Finlanda mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, dhe heqjen e vizave
Botë

Tuppurainen thotë se Finlanda mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, dhe heqjen e vizave

by TV OPINION
03/07/2022
Kurti iu drejtohet serbëve të Kosovës: Regjistroni veturat me targat RKS, do të ketë edhe lehtësime
Ballina

Kurti iu drejtohet serbëve të Kosovës: Regjistroni veturat me targat RKS, do të ketë edhe lehtësime

by TV OPINION
03/07/2022
​Ekonomia kosovare në pikën më kritike, kërkohet veprim nga Qeveria
Ballina

​Ekonomia kosovare në pikën më kritike, kërkohet veprim nga Qeveria

by TV OPINION
03/07/2022
​Zjarr në një depo në Pejë, dëmtohen tri shtëpi banimi
Kosovë

​Zjarr në një depo në Pejë, dëmtohen tri shtëpi banimi

by TV OPINION
03/07/2022
Next Post
Deputeti i LVV-së: Do të jem kundër Qeverisë nëse nuk reflekton për veteranët

Deputeti i LVV-së: Do të jem kundër Qeverisë nëse nuk reflekton për veteranët

Te fundit

PDK-ja e çon në Kushtetuese Ligjin për KPK-në

PDK-ja e çon në Kushtetuese Ligjin për KPK-në

01/07/2022
Prezantohet projekti i portit që lidh Kosovën me Shqipërinë

Prezantohet projekti i portit që lidh Kosovën me Shqipërinë

20/06/2022
Zemaj: Qeveria as nuk po di e as nuk po dëgjon

Zemaj: Qeveria as nuk po di e as nuk po dëgjon

24/06/2022
Hoti thotë se gjatë qeverisjes së Kurtit u rrit importi nga Serbia

Hoti thotë se gjatë qeverisjes së Kurtit u rrit importi nga Serbia

07/06/2022
Parashikimi i motit për sot dhe nesër në Kosovë

Parashikimi i motit për sot dhe nesër në Kosovë

22/06/2022

Etiketa

AAK Aksident Albin Kurti Arrestim Ballkani i Hapur Bashkimi Evropian BE Covid 19 Edi Rama Futboll Glauk Konjufca Hage Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves Liberalizimi i vizave Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Olaf Scholz Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Proteste Qeveria Rusia Serbi Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Ukraine Veteranet Vjosa Osmani Volodymyr Zelensky
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Plagosja e policëve në Skenderaj, vjen reagimi i Xhelal Sveçlës
  • Tuppurainen thotë se Finlanda mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, dhe heqjen e vizave

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?