Emine Akgul është nxjerrë e gjallë nga ekipet e kërkim shpëtimit në zonën ku ishte epiqendra e tërmetit në Turqi, në Hataqy, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Ajo është një 26-vjeçare e cila u nxorr nga rrënojat 201 orë pas tërmetit të fuqishëm që ndodhi.
Nga ky tërmet që goditi Turqinë dhe Sirinë, deri tani numri i viktimave ka shkuar në
Emine Akgul, 26 vjeç, u shpëtua në Hatay, Turqi, nga rrënojat 201 orë pas tërmeteve javën e kaluar.
Më shumë se 8 njerëz janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat në Turqi, tha presidenti Rexhep Tajip Erdogan, duke shprehur mirënjohjen e tij për të gjitha vendet që ofruan mbështetje pas tërmeteve të dyfishta vdekjeprurëse.
“Dëshiroj të falënderoj edhe një herë të gjitha vendet mike dhe motra që kanë mbledhur ndihma për kombin tonë ditë e natë, duke mbështetur përpjekjet tona të kërkim-shpëtimit me ekipet e tyre dhe duke mos na harruar në lutjet e tyre”, shtoi Erdogan.