Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka përshëndetur përmes një video-mesazhi 100-vjetorin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Amerikës. Ai u shpreh se SHBA do të vijojë që të jetë në krah të Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt integrimit Europian dhe sfidat e tjera që e presin.
Diplomatja amerikane Yuri Kim lexoi edhe një mesazh të ish-presidentit Bush, që vizitoi Shqipërinë në 2007-ën. “Unë dhe Laura ju dërgojmë përshëndetjet më të ngrohta. Në 2007 isha krenar që u bëra Presidenti i parë që vizitoi Shqipërinë. U bëmë dëshmitarë të mikpritjes suaj të sinqertë. Kujtoj pasionin tuaj për zhvillim dhe tolerancë. Shqipëria është një forcë e së mirës” shkruan ai.
Ambasadorja tha se SHBA nuk do të lëkunden kurrë nga aspiratat e kombit shqiptar.
“Shumë gjëra kanë ndryshuar në 100 vite, por ja cfarë mbetet e pandryshuar; SHBA kurrë nuk është lëkundur nga besimi për një Shqipëri të pavarur, kurrë nuk jemi lëkundur në besimin për ju. Shqipëria dhe SHBA janë miq dhe aleatë të vërtetë. Ne jemi krenarë të festojmë me ju këtë muaj, ndërkohë që ju filluar negociatat. SHBA nuk do të lëkunden kurrë nga aspiratat e kombit shqiptar për demokraci”, tha Kim.
Në fjalën e saj në ceremoninë e këtij momenti të veçantë, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka u shpreh se këtë marrëdhënie nuk e zhbëri dot as regjimi diktatorial.
“Faleminderit që jeni këtu me ne për të kremtuar 100-vjetorin e vendosjes ësë marrëdhënieve të vendeve tona. Një marrëdhënie e konsoliduar nuk mundi të zhdukë as regjimi komunist. Nuk u zhbë kjo marrëdhënie sepse jo ngrhet nga ndjenjat e miqësisë.
Duke filluar me rolin vendimtar që luajti presidenti Ëillson për të shpëtuar Shqipërinë nga copëtimi i mëtejshme. 30 vite më parë unë isha hipur mbi qafën e tim eti, kur Tiranën e Bizitoi Beker. Kur hedh sytë pas është se koha që ka kaluar e ka justifikuar atë besim dhe entuziazëm.
Shqipëria është sot një realitet krejt tjetër. Ne jemi sot një end që jep një kontribut real.
Sot është një moment për të hedhur sytë pas, por edhe për të parë përpara”, tha Xhaçka.