Fiona Uka është zyrtare e lartë për Arkivë në Qeverinë e Kosovës. Por, duket kriteret e punës Fiona i ka lënë në arkivë.
Kjo pasi që ajo shihet në orar të punës me këmbët mbi tavolinë, gjë e cila përbën shkelje etike të rregullave të punës.
Përveç sjelljes, as veshja e Fionës nuk përputhet me kodin e veshjes së një zyrtareje në Qeveri ngase shihet se ajo ka atlete në punë.
E për këtë lajm ka reaguar edhe vetë ajo.
“Sapo e lexova një lajm në Portalin Indeksonline ku lakohet emri im lidhur me një fotografi ku pretendohet se kam vënë këmbët mbi tavolinë në orar të punës. Se fotografia nuk qëndron, mund të vërtetohet edhe me veshjen time të sotme ku vërtetoj se mbajë veshur krejt diçka tjetër, që i përshtatet veshjes dhe kodit të punës. Andaj kërkoj nga Portali Indeksonline që të demantoj këtë lajm të pavërtetë” ka thënë Fiona Uka në reagimin e saj.
Zyrtarja për arkivë në Qeverinë e Kosovës ka thënë se fotoja nuk është e saj, duke publikuar fotografinë ku shihet me veshje ndryshe sot në vendin e punës.