Një delegacion i lartë Këshillit të Aleancës Veri-Atlantike do të zbarkojë në Kosovë më 7 korrik dhe do të vizitojë misionin e KFOR-it dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, shkruan Gazeta Express.
Nënsekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Mircea Geoana, do të drejtojë takimet në terren, njofton NATO, transmeton Gazeta Express.
Gjithashtu Geoana do të takohet në Prishtinë me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin, dhe gjithashtu kreun e Listës Serbe, Goran Rakiq.
“Ambasadorët e Aleatëve dhe të Partnerëve kontribuues të trupave të KFOR-it do të takohen me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajári dhe drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë, gjeneral brigade Joachim Hoppe. Ata do të kenë edhe një shkëmbim me shefat e misioneve të Bashkimit Evropian, EULEX-it, OSBE-së dhe UNMIK-ut. Ambasadorët do të kenë mundësinë të angazhohen me trupat e KFOR-it”, thuhet ndër të tjera në njoftim.