Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione është takuar me përfaqësuesit e Sindikatës së punëtorëve në Autoritetin e Aviacionit Civil (AAC), raporton Ekonomia Online.
Në takim është diskutuar për kërkesën/peticionin e pesë grave – zyrtare në AAC, lidhur me pretendimet e tyre, kundër diskriminimit gjinor.
Arianit Dobroshi, zyrtar i lartë për bashkëpunim në AAC, tha se të gjithë zyrtarët meritojnë trajtim dinjitoz. Sipas tij, ata nuk po lejohen që ta kryejnë punën nga drejtori Bujar Eujpi.
Madje ai ka kërkuar që ai sa më parë të shakrohet duke e quajtur konfliktuoz e me sjellje jo të mira.
“Shkollimin e kam kryer në ShBA. Punoj që nga viti 2009 në AAC. Ne nuk po na lejohet të qetë të kryejmë punën tonë. Sindikatën e kemi themelua në vitin 2020 me qëllim t’i mbrojmë anëtarët tanë nga diskriminimi”.
“Ne jemi të njëjtit punonjës dhe tash po ndëshkohemi nga Bujar Ejupi. AAC ka qenë model në rajon. Ne nuk habitemi nga kjo sjellje sepse kemi njohur nivelin e tij etik. Një njeri i tillë konfliktuoz duhet të shkojë sa më parë”.