Trupi Gjykues ka marrë vendim që gjykimi ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të fillojë më 3 prill.
Vendim i tij vjen pas kërkesës së mbrojtjeve të katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila u parashtrua në pajtim edhe me prokurorinë, shkruan lajmi.net.
Gjykimi do të nis në orën 09:00.
Prokuroria do të ketë jo më shumë se pesë orë kohë, mbrojtja e Selimit do të ketë 1 orë kohë, ajo e Thaçit do ketë 3 orë kohë, mbrojtja e Krasniqit do ketë 1 orë e gjysmë kohë teksa mbrojtja e Veselit do ketë kohë 45 minuta.
Gjithashtu, do ketë edhe pyetje të Trupit Gjykues.