Klubi i Basketbollit Ponte Prizreni është përforcuar me basketbollistin amerikan, Dinnie Tillman.
Prizrenasit e kanë zyrtarizuar përforcimin e tretë të huaj në faqen zyrtare në rrjetet sociale, shkruan Demokracia.com.
Tillman, 23-vjeçar i gjatë 202 cm, që luan si “alo-qendër” i është bashkuar Ponte Prizrenit nga New Mexico State.
Para Tillman, Ponte Prizreni kishte zyrtarizuar edhe dy basketbollistë të huaj. Fjala është për Ivan Koljevic dhe Wayne Arnold.
“Sot ekipi jonë arriti të siguroj edhe përforcimin e tretë të huaj. Bëhet fjalë për alo-qendrën , Donnie Tillman 23 vjeç ar i gjatë 202 cm. Donnie Tillman ishte pjesë e ligës NCAA1 Me skuadra shumë të spikatura si Utah, Unvl dhe së fundi New Mexico State, ku gjatë karierës ka luajtur me mesatare prej 9.3 pikë e 3.7 kërcime për ndeshje. Tillman i bashkohet dy përforcimeve Ivan Koljevic dhe Wayne Arnold. Tillman pritet të jetë një kullë binjake së bashku me gjigantin Urim Zenelaj”, thuhet në njoftimin e klubit.