Bashimi i Sindikatave të Pavarura ka vendosur që ta pezullojë grevën.
Kjo është bërë e ditur në një konferencë për media të mbajtur sot gjatë ditës, shkruan lajmi.net.
Kësisoj, mësimi në shkolla do të fillojë të hënën.
E gjatë ditës së djeshme, SBASHK ka treguar se pro pezullimi të përkohshëm të grevës janë 54.8 % e anëtarësisë.
Vlen të theksohet se greva e mësimdhënësve po pezullohet pavarësisht mos-realizimit të kërkesës kryesore të tyre, 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit të Pagave.