Leart Paqarada kalon nga FC St. Pauli në FC Koln si një transferim i lirë për sezonin e ri.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi gjerman, përmes një njoftimi, përcjell lajmi.net.
Ai do jetë lojtar i Koln deri në qershor të vitit 2026 dhe do t’i bashkohet atyre gjatë verës.
“FC Koln siguroi shërbimet e Leart Paqarada. Mbrojtësi i majtë, i cili aktualisht është nën kontratë me FC St. Pauli, do të transferohet në Koln si transferim i lirë në verë dhe ka nënshkruar deri më 30 qershor 2026. 28-vjeçari është kapiteni i Braun-Weißen dhe ka bërë 15 paraqitje në Bundesligën e dytë këtë sezon. Ai shënoi një gol dhe asistoi katër gola. Tashmë në sezonin e kaluar ai shkëlqeu me dhjetë asistime si asistuesi më i mirë në ligë në pozicionin e tij”, thuhet në njoftimin e klubit.
I lumtur me kalimin e tij në Koln është shprehur vetë lojtari.
“Jam jashtëzakonisht krenar që do të vesh fanellën e Koln nga sezoni i ardhshëm. Një qytet i tërë që jeton dhe e do këtë klub me plot emocione. Të kthehem në qytetin ku jam rritur dhe që ka qenë gjithmonë shtëpi për mua është një ndjenjë e papërshkrueshme. Mezi pres të dal në Müngersdorf për herë të parë. Por deri atëherë, fokusi im i plotë do të jetë tek FC St. Pauli, të cilit i detyrohem shumë dhe me të cilin dua ta kujtoj gjithmonë pozitivisht.”