Bashkimi Evropian ka njoftuar edhe zyrtarisht se përfaqësuesit special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i është vazhduar mandati, jo siç pritej për 18 muaj, por për 24 muaj.
Kjo i bie se Lajcak në këtë detyrë do të qëndrojë deri më 31 gusht 2024, njofton Klan Kosova.
Për herë të parë, politikani sllovak mandatin e emisarit të BE-së për dialogun e kishte marrë më 2 prill 2020.