Klubi rumun, Cluj, e ka prezantuar futbollistin shqiptar Ermal Krasniqin si përforcim të ri të skuadrës.
Krasniqi që ishte pjesë e Ballkanit u transferua në kampionatin rumun me synime për të ecur edhe më lartë.
“Mirë se erdhe, Ermal Krasniqi!
Mesfushori ofensiv 24-vjeçar ka evoluar në tre sezonet e gjysmë të fundit te FC Ballkani, skuadër për të cilën ka bërë 105 paraqitje. Me fanellën e kampionit të Kosovës, Krasniqi ka shënuar 39 gola dhe ka dhënë 17 asistime”, ka shkruar ndër të tjera FC Cluj në faqen zyrtare te klubit.
Interesim për Krasniqin tash e një kohë ka shprehur trajneri i Clujit, Dan Petrescu.
Cluj dhe Ballkani ishte kundërshtarë në grupe në Ligën e Konferencës. /Demokracia.com