Petrit Zogaj, njohës i çështjeve politike, ka reaguar në lidhje me largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës.
Zogaj, ka thënë se sipas tij, kryeministri Albin Kurti, e ka kërkuar këtë tensionim të situatës në veri, pasi që ideja e tij, dhe presidentes Vjosa Osmanit, është që përmes tensionimit të situatës në veri ta bëjnë Serbinë të duket sikur është Rusia në Ballkan, shkruan lajmi.net.
Tutje, ai ka thënë se, megjithatë, perëndimi nuk e sheh Serbinë si të tillë, dhe se, në anën tjetër perëndimi, BE-ja e SHBA-ja, kanë paralajmëruar Kurtin që në veri të tregojë kujdes.
“Kryeministri Kurti e ka kerkuar kete tensionim te situates ne veri. Ideja e KM Kurtit dhe presidentes Osmani eshte qe permes tensinimit te situates ne veri, me thene ne rrjetet diplomatike qe Serbia po e ben kete dhe se Serbia eshte Rusia ne Ballkan. Mirepo, per fatin e keq te tyre e te Kosoves, perendimi nuk po e sheh Serbine si te tille. Perendimi, BE e US po kane raporte korrekte me Serbine. Nderkohe qe, US e BE e kane paralajmeruar KM Kurti qe ne veri duhesh me pase kujdes, por ky i fundit ka nje plan tjeter. Tash duhet me e pa se si po i shkon”, ka thënë Zogaj.