Një pjesë e objektit të Qeverisë së Kosovës është kapluar nga zjarri.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga ky zjarr nuk ka pasur të lënduar dhe se zjarrfikësit e kanë lokalizuar atë, shkruan Demokracia.com.
“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në podrumin e një objekti,në rrugën Ukshin Hoti, në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Zjarri është lokalizuar, nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.