Një shtëpi është përfshirë nga zjarri të premten në mesnatë në rrugën “Rexhep Krasniqi”, në Prishtinë, ku për pasojë një femër ka marrë lëndime të trupore.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës personi i lënduar është i gjinisë femërore dhe e njëjta është dërguar në QKUK për është në gjendje kritike shëndetësore.
“Është raportuar se një shtëpi është duke u djegur, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe konfirmojnë se aty ishte një person i gjinisë femërore i shtrirë në korridor i cili ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e saj është kritike”, thuhet në raport.
Po ashtu siç bëhet e ditur në raport, deri më tani nuk dihet se si ka ardhur deri te zjarri. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.