KFOR-i ka njoftuar se kanë punuar së bashku me organizatat e sigurisë së Kosovës për të shuar zjarret që kanë përfshirë fshatrat në komunën e Mitrovicës.
Këtë njoftim KFOR e ka bërë përmes një postimi në Twitter, ku ka shtuar se aviatorët e ushtrisë kanë hedhur shtatë kovë uji në zonën e djegur, shkruan lajmi.net.
Kësisoj, zjarret janë reduktuar në mënyrë efektive.
“KFOR-i së bashku me Organizatat e Sigurisë së Kosovës, kanë punuar së bashku për të shuar zjarret në të gjithë komunën e Mitrovicës. Aviatorët e Ushtrisë kanë hedhur shtatë kovë uji në zonën e djegur, duke reduktuar në mënyrë efektive shumicën e zjarreve”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
KFOR alongside with Kosovo Security Organizations, worked together to tackle the fires throughout the Mitrovica municipality of #Kosovo. #KFOR RC-E 🇺🇸 Army aviators conducted seven water bucket drops into the burning area, effectively reducing most of the fires. pic.twitter.com/fpAvp6gl7K
— NATO Kosovo Force – KFOR (@NATO_KFOR) July 26, 2022