Një zjarr i fuqishëm është raportuar të ketë kapluar sot kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Istog.
Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Në vendin e ngjarjes me të marrë informatën kanë dalë edhe njësitë përkatëse të policisë dhe zjarrfikësit.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar rastin derisa tha se nuk ka të lënduar.
“Në 11:35 policia është njoftuar se në kazermën e FSK-së në Istog zjarri ka kapluar një objekt ndihmës. Në vendngjarje kanë dalur policia dhe zjarrfikësit. Nuk ka të lënduar”, është shprehur Gashi.