Një objekt ka marrë flakë në qytetin e Pejës. Sipas pamjeve që vijnë nga atje, shihet që zjarri ka qenë i përmasave të mëdha.
Lidhur me rastin për portalin rtv21.tv ka folur edhe zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se bëhet fjalë për një depo.
Ai ka konfirmuar se Policia ka dalë në vendngjarje bashkë me njësitet e zjarrfikësve megjithatë ende s’kanë informacione nëse ka persona të lënduar.
“Zjarri si duket ka përfshirë edhe qendrën. Deri në këto momente nuk e dimë nëse ka të lënduar. Shkaqet ende nuk dihen meqë njësitet policore janë duke u marrë me rastin”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.