Zjarr i madh ka rënë në lartësitë e fshatit Haskovë të Bashkisë Dropull.
Vlerësohet se zjarri është provokuar nga barinj, të cilët përdorin kullotat e zonës për ushqim për bagëtinë.
Në vendngjarje po shkojnë forcat zjarrfikëse, pasi terreni është shumë i vështirë dhe pamundëson ndërhyrjen me mjetet e motorizuara.
Mendohet se nën flakë janë disa ha kullotë dhe drurë pyjore./A2 CNN