Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan kërkon ndihmën e qytetarëve me qëllim gjetjes së një vajze të raportuar si e zhdukur.
Në njoftim thuhet se 13-vjeçarja me inicialet A.I., shtetase kosovare, ka adresë të banimit Gjilanin, por nuk jepen më shumë detaje lidhur me rastin.
Policia kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001
Njoftimi i plotë:
Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët
Gjilan, 22 gusht 2022
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me Urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim gjetjes së personit të zhdukur, të miturës me shënime si më poshtë:
• Inicialet A. I.
• Kosovare Shqiptare
• Viti i lindjes 2009
• Adresa e banimit Gjilan
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001