I dërguar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se zgjidhja e çështjes së të pagjeturve është urgjente.
Lajçak që ndodhet për vizitë në Kosovë në një postim në Twitter shkruan se qytetarët që kanë të humbur personat e tyre të dashur meritojnë të mbyllet kjo çështje.
“Zgjidhja e fatit të më shumë se 1600 personave ende të zhdukur është urgjente. Të gjithë të dashurit – pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike meritojnë të mbyllet kjo çështje. Kjo është arsyeja pse unë vizitova Qendrën e Dokumentacionit, u takova me Qendrën Burimore të Personave të Zhdukur dhe mora pjesë në shfaqjen ‘Uji dhe qirinjtë’, shkruan Lajçak.
I dërguari i BE-së për dialogun pritet që sot gjatë ditës të takojë partitë opozitarte. Ai të hënën është takuar me kryeministrin Albin Kurti.
Resolving the fate of more than 1600 persons still missing is urgent. All loved ones – no matter of their ethnicity – deserve closure. This is why I visited the Documentation Center, met with the Missing Persons Resource Center and attended the screening of 🎥“Water and Candles” https://t.co/3CLgrJCc0G
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 27, 2022