Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka ndarë tri “vëzhgime” nga procesi zgjedhor që tashmë ka nisur në Kosovë.
Krasniqi deklaroi se ngjyra shënjuese po fshihet lehtësisht.
Ai theksoi se kjo rrit rrezikun për votim të dyfishtë.
“Kabina e votimit është më e ulët dhe votuesit ulen në bankë, gjë që rrit rrezikun e cenimit të fshehtësisë së votës, veçanërisht kur një votues tjetër qëndron në këmbë”, shtoi Krasniqi.
“Mundësia për të votuar deri në dhjetë kandidatë në listë është e panevojshme, pasi sondazhet tregojnë se shumica e qytetarëve mezi arrijnë të zgjedhin katër preferenca. Ky proces jo vetëm që e ngadalëson votimin dhe numërimin e votave, por gjithashtu forcon kontrollin e liderëve partiakë mbi deputetët. Kandidatët lokalë do ta kenë shumë më të vështirë të zgjidhen, ndërsa do të favorizohen të preferuarit e liderit, të cilët përfitojnë më shumë hapësirë mediatike”, theksoi ai.