Zëvendësministrja e Parë e Jashtme e Ukrainës, Emine Japarova, në Formunin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ka folur për sfidat nëpër të cilat janë duke kaluar gratë ukrainase në luftën e nisur nga Rusia në këtë vend.
Ajo në një moment e krahasoi presidentin rus, Vladimir Putin, me ish-presidentin serb, Slobodan Millosheviq, i cili kreu gjenocid në Kosovë.Ajo tha se Putini është Millosheviqi i ri, ku të dy i kanë duart e njollosura me gjak.
“30 mijë ushtare kanë luftuar krah me burrat në Ukrainë, nuk lodhen. Ato po sakrifikojnë jetën e tyre për një Ukrainë të lirë e të pavarur. Njëkohësisht Rusia i mban rob me qindra gra, edhe ato shtatzëna. Gratë kidnapohen e burgosen… Jetët e vajzave dhe grave në Ukrainë janë në rrezik, sidomos i atyre nën okupim”, ka thënë Japarova.
“Sot Putini është Millosheviqi i ri, të dy i kanë duart e njollosura me gjak”, ka shtuar ajo.Japarova tha se është mirënjohëse për mbështetjen e gjithëve për gratë ukrainase.
“Në emër të të gjitha grave ukrainase dua të ju falënderoj për mirënjohjen, për trimërinë dhe rezistencën e grave të Ukrainës. Jam e sigurt që medalja presidenciale që i ndatë të gjitha grave të Ukrainës, që ju i përfaqësoni sot, do t’i inkurajojë nënat, gratë, mjeket, gazetaret dhe të gjitha gratë e Ukrainës për arritje të mëtejshme”, ka shtuar ajo.