Presidenti Volodymyr Zelensky tha të dielën se mbrojtja e kufijve të Ukrainës ishte një “përparësi e vazhdueshme” dhe se vendi i tij ishte gati për të gjithë skenarët e mundshëm me Rusinë dhe aleatin e saj Bjellorusinë.
“Mbrojtja e kufirit tonë, si në raport me Rusinë ashtu edhe me Bjellorusinë – është prioriteti ynë i vazhdueshëm”, ka thënë Zelensky në fjalimin e tij të natës. “Ne po përgatitemi për të gjithë skenarët e mundshëm të mbrojtjes”.
Zelensky i bëri komentet e tij në prag të një vizite në Bjellorusi nga presidenti rus Vladimir Putin mes diskutimeve për një ofensivë të re të mundshme nga Moska dhe sugjerimeve që mund të ketë “origjinën” nga Bjellorusia.
Në fjalimin e tij, Zelensky bëri një thirrje të re për vendet perëndimore që t’i ofrojnë Ukrainës mbrojtje ajrore efektive.
Ai tha gjithashtu se forcat e tij po vazhdojnë të mbajnë kontrollin mbi qytetin Bakhmut në Ukrainën lindore, ku janë parë disa nga luftimet më të ashpra.