Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, u ka kërkuar vendeve perëndimore që të ndalojnë hyrjen e të gjithë qytetarëve rusë.
Në një intervistë me Washington Post, Zelensky tha se sanksionet më të rëndësishme kundër Rusisë do të ishin mbyllja e kufijve, “sepse rusët po ia marrin tokën dikujt tjetër”.
Ai tha se rusët duhet “të jetojnë në botën e tyre derisa të ndryshojnë filozofinë e tyre”.
Zelensky ka përjashtuar çdo bisedë paqeje me Rusinë nëse Rusia vazhdon me referendume në zonat e pushtuara. Ai këtë e tha pasi një pjesë e rajonit Zaporizhzhia, e pushtuar nga Rusia nënshkroi një dekret të hënën që parasheh një referendum për bashkimin me Rusinë.