Analisti Milaim Zeka ka kritikuar ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e cila në postimin e saj për Ditën e Çlirimit nuk ka përmendur askund Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, gjë që ka nxitur shumë reagime në opinion.
Zeka ka thënë se Gërvalla duhet falënderuar publikisht për këtë urrejtje patologjike që ka ndaj UÇK-së, ndërsa ka thënë se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti “mendojnë edhe më zi”.
Postimi i plotë:
Duhet me falenderu publikisht Doniken per kete urrejtje patologjike qe ka ndaje UÇK-se. Akoma me zi mendon Vjosa me Albinin, po kur e kane mashen Donike, pse me i preke gacat me dore.
Me pas Donika te njejten urrejtje per Beogradin sikurse për UÇK-ne, kahere i kishte zbulu vrasesit e babait!