“Big Brother Vip Kosova” do të nis shumë shpejt. Ndërsa është bërë e ditur që ky program do të prezantohet nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.
Hamiti ka shpalosur se në muajin e ardhshëm do të filloj ky projekt.
“Angazhimet për ta sjellë për herë të parë dhe ekskluzivisht këtë projekt televiziv në vendin tonë kanë nisur që nga tetori i vitit të kaluar, ndërsa në muajin e ardhshëm dyert e shtëpisë më të madhe në vend do të hapen për banorët VIP”, tha ai në Podcast Lifestyle me Gonxhen.
Që nga koha kur është bërë e ditur që ky show televiziv, publiku ka filluar të aludojë për disa nga personazhet publike, të cilët do t’i futen garës për çmimin e madh prej 200.000 euro.