Paris Saint-Germaini i ka idetë e qarta për Lionel Messin.
Edhe pse ylli argjentinas e pati një sezon dëshpërues në nivelin personal, gjiganti francez llogarit ende në të.
Mediumi spanjoll “Marca” raporton se parisienët madje po mendojnë t’ia propozojnë shtatë herë fituesit të Topit të Artë një kontratë të re, përcjell “Gazeta Express”.
Ajo aktuale, ish-futbollistit të Barcelonës do t’i skadojë më 30 qershor 2023.
Por, kampioni francez do t’ia ofrojë Messit një kontratë të re njëvjeçare, që nënkupton se ai do të mundë të qëndronte në “Parkun e Princave” deri në verën e vitit 2024.
35 vjeçari ndërkohë po preferon t’i shtyjë krejt çështjet që lidhen me të, për pas Botërorit 2022.
Vetëm atëherë do ta kemi një skenar më të qartë, pra gjithçka do të varet edhe nga niveli i gjendjes së formës dhe i motivimit të lojtarit.
Ndërkohë, flitet se verën tjetër përfaqësuesi argjentinas mund të përfundojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, respektivisht në ekipin Inter Miami, i cili është në pronë të legjendës angleze, David Beckham.