Reperi Coolio u gjend i pajetë në shtëpinë e një miku të tij në LA të mërkurën dhe thuhet se ‘EMT’ kaloi mbi një orë duke u përpjekur për ta ringjallur këngëtarin.
Urgjenca mbërriti në shtëpi në orët e vona të pasdites kur shoku e gjeti të pajetë 59-vjeçarin brenda në banjo, sipas TMZ.
Para se reperi të shpallej i vdekur, mjekët i bënë ‘CPR’ për 45 minuta.
Besohet se Coolio, emri i vërtetë i të cilit ishte Artis Leon Ivey Jr, ka ndërruar jetë nga një atak në zemër.
Sipas menaxherit të tij për një kohë të gjatë, Jarez Posey, reperi, i cili ishte me qendër në Las Vegas, kishte shkuar në Los Angeles për të rinovuar pasaportën e tij.
Posey informoi TMZ se për ditët e fundit, reperi ka banuar në shtëpinë e tij në qendër të qytetit me shokun e paidentifikuar.
Pasditen e së mërkurës, sipas të njohurit, Coolio është larguar për të përdorur tualetin por nuk është kthyer më. Miku i tij tregoi se i ka thirrur disa herë reperit por nuk mori asnjë përgjigje. Ylli më pas u gjet në dyshemenë e banjës dhe ai hyri në dhomë dhe më pas thërriti 911.
Coolio ka lënë pas dhjetë fëmijët e tij si dhe ish-gruan e tij Josefa Salina, me të cilën u martua në 1996 para se të divorcohej me të katër vjet më vonë.