Modelja Xhylije (Xhuli) Nura është një prej banoreve më të komentuara të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Ajo ka rrëfyer disa herë historinë e saj të dhimbshme brenda shtëpisë, të cilën ka thënë se e ka kthyer në një kauzë në ndihmë ndaj femrave që ballafaqohen me sfida të ngjashme sikur ajo.
Por pavarësisht kësaj, bukuroshja me origjinë nga Drenica ka thënë se Kosova ende nuk është gati për një vajzë me mentalitet si ajo.
Kështu së paku ka bërë të ditur gjatë një bisede me Artanin, ku ka folur pak rreth mentalitetit shqiptar karshi personave publikë, ndërsa ka kujtuar edhe këshillat e babait.
“Atdheun kur e kam puthë e kam menduar që babai im do ta ketë frikë atë gjë. Jo që nuk e pëlqen këtë gjë tek unë, por nuk i pëlqen gjykimi i shqiptarëve. Do të thotë Kosova nuk është vend i pjekur për vajza me mentalitet si unë, sepse unë jam shumë ‘e hapur’, flas për seks, flas për marrëdhënie, flas për fuqizimin e gruas”, ka thënë Xhuli.
Përndryshe Xhuli është një prej banoreve të shtëpisë së BBVKL, e cila më së shumti iu ka mbijetuar nominimeve të vazhdueshme brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.