Xhengis Rexhepi merr timonin e Lirisë
Xhengis Rexhepi, ka nënshkruar kontratë me KF Liria për edicionin e ri.
“Është nder e privilegj të drejtoj një skuadër me nam, siq është Liria.Objektivi parësor mbetet kthimi në elitë.Liria dhe qyteti i Prizrenit por dhe Kosova e meriton dhe e ka për nder që një ekip i tillë të jetë në Superlig.Me punë dhe angazhimin e të gjithëve besoj në sukses’, tha Rexhepi pas nënshkrimit të kontratës.
Pronari i klubit, Raman Kiqe ka premtuar përkrahjen për shefin e ri të shtabit si dhe angazhim, për të arrit objektivin.