Pas Kosovës, kancelari gjerman Olaf Scholz ka udhëtuar drejt Beogradit ku edhe është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic.
Në një konferencë për media, Vucic ka treguar se kanë folur për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë derisa ka shtuar si Serbi do të bëjnë më të mirën për të bërë progres në kuadër të procesit.
“Ne do të bëjmë më të mirën për të bërë progres në kuadër të dialogut me Prishtinën nën patronatin e Brukselit”, ka thënë Vucic.
Gjithashtu Vuçiq ka treguar se Scholz ka qenë shumë i prerët në kërkesën që Serbia t’iu bashkohet sanksioneve kundër Rusisë dhe për të mbështetur sanksionet e vendosura nga BE-ja.
“Unë fola rreth pozitës tonë dhe specifikave për situatën rreth Kosovës, energjisë dhe raporteve tradicionale me Rusinë”, ka thënë Vucic, shkruan tanjug, transmeton Gazeta Express.
Vucic ka thënë se me Scholzin kanë folur për të gjitha temat, në kuadër të të cilave ka pasur edhe tema të rënda.