Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka takuar sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd Christopher Hill.
Në këtë takim, Vuçiq i tha ambasadorit se “Ballkani i Hapur është një nga shembujt rajonal i cili ka forcuar partneritetin mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”.
“Një bisedë e hapur me ambasadorin Hill për situatën aktuale gjeopolitike rajonale dhe globale, por edhe për çështje praktike si investimet, bashkëpunimi ekonomik dhe diversifikimi i energjisë”, ka shkruar Vuçiq.
Sipas një njoftimi për media, temë në këtë takim ishte edhe dialogu mes Kosovës e Serbisë, për cka Vuqic tha se bisedimet do të vazhdojnë.
Në takim u diskutua edhe për ekonomike Serbi-SHBA, ku Vuçiq ka deklaruar se “Serbia është vend i përshtatshëm për investitorët e huaj”.