Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se ka zhvilluar një video-konferencë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut në kuadër të nismës për Ballkanin e Hapur.
“Kam folur me Edi Ramën dhe Kovaçevskin për hapat e përbashkët për të siguruar një dimër të sigurt për të gjithë qytetarët tanë, si dhe për takimin e ardhshëm në kuadër të procesit të Berlinit. Një Ballkan i hapur do të thotë paqe, prosperitet dhe një të ardhme më të sigurt për njerëzit tanë në rajon, sepse së bashku jemi gjithmonë më të fortë”, ka shkruar Vuçiq.
Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia kanë nënshkruar deri më tani disa marrëveshje dhe memorandume në kuadër të Ballkanit të Hapur./Reporteri.net