Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Qeveria e Serbisë do të jetë e përshtatshme për popullin, gjegjësisht si e zgjedhur nga qytetarët e Serbisë.
Ai tha se nuk është aty për të përmbushur dëshirat e askujt.
Duke komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill se prej një qeveri properëndimore dhe i pyetur nëse do të përmbushet dëshira e tij, Vuçiq tha se s’është aty për të përmbushur dëshirat.
“Qytetarët zgjedhin dhe ata zgjedhin që Serbia të ketë një serb. Qeveria e cila do të kujdeset për interesat tuaja”, tha ai, transmeton lajmi.net.
Ndryshe mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, Vuçiq muaj më parë e lidhi me moskrijimin e Qeverisë së re të Serbisë.
Ai tha se në momentin kur do të arrihet formimi i kësaj qeverie, do të qartësohet edhe një herë e gjithë kjo çështje.