Një seancë e qeverisë serbe ku presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, do të informojë ekzekutivin serb rreth situatës në Kosovë do të mbahet të shtunën, njoftuan mediat e Beogradit, raporton gazeta online Reporteri.net.
Siç u lajmërua nga një numër portalesh të afërta me qeverinë serbe, Vuçiç e ka thirrur këtë “seancë informative” për shkak të tensioneve në Veri, suspendimit të komandatit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriç, si dhe për bisedimet me serbët, raportoi e përditshmja serbe “Danas”.
Për suspendimit e Gjuriç, edhe Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka thirrur “takim urgjent” për të shtunën me të gjithë përfaqësuesit serbë në institucionet e Kosovës, ku, siç ka paralajmëruar ai, planifikojnë të lëshojnë institucionet.