Gjykata e Shkallës së parë në Shkodër ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Orjana Gremin, 32-vjeçaren që ka vrarë foshnjën e saj.
Në seancën gjyqësore, 32-vjeçarja zgjodhi të mos flasë, ndërsa avokatja e saj kërkoi ndryshimin e veprës penale nga vrasje në rrethana të tjera cilësuese, në vrasje e të miturve.
Kërkesa u refuzua nga gjykatësi, i cili la në fuqi kërkesën e prokurorisë dhe cilësimin e veprës penale. Gjithashtu, 32-vjeçarja do i nënshtrohet edhe një ekspertimi psikologjik.
32-vjeçarja Orjana Gremi është mbrojtur në seancën gjyqësore nga avokatja Bruna Pepa, e caktuar kryesisht nga gjykata.