Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për Përparim Ademin. Ai akuzohet për vrasjen e Zhaneta Metanit dhe Kristina Bardhit, ngjarje e ndodhur në 31 dhjetor 2020 në zonën e Astirit në kryeqytet.
Ademi u arrestua disa orë pas ngjarjes makabre, në të cilën ishte dëshmitar edhe djali i njërës prej viktimave.
Gjatë seancave gjyqësore, Ademi ka pranuar se para më shumë se 20 vitesh, kishte nisur një marrëdhënie jashtëmartesore me Kristinën, e më pas ishte lidhur edhe me motrën tjetër, Zhaneta. Ai pretendon edhe se ka fëmijë me të, por nuk ka regjistruar në gjendje civile.
Ademi figuron edhe ligjërisht i martuar me një grua të tretë, e cila ka pranuar se i dinte lidhjet e të shoqit, madje kishte krijuar miqësi me dy motrat që të mos prishte familjen.
I pandehuri ka thënë që krimi ndodhi për arsye xhelozie, sepse kishte dyshime që Zhaneta kishte një marrëdhënie me dikë tjetër. /A2CNN/