Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është therur me thikë në fshatin Polac të Skenderajt.
Në raportin 24 orësh thuhet se viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ndërsa i dyshuari është arrestuar.
“VRASJE NË TENTATIVË/Fsh. Polac, Skenderaj 10.03.2023 – 14:57. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke e kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me një mjet të mbrehtë- thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK Prishtinë. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një thikë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas Policisë me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.