Një burrë ka shtënë në drejtim të një tjetri në Prizren, por plumbi s’e ka kapur.
Për këtë ka dalë në vendngjarje njësitet policore, të cilët e kanë arrestuar të dyshuarin derisa armën e kanë konfiskuar.
Policia e ka intervistuar të dyshuarin dhe më pas është dërguar në mbajtje.
“Prizren 28.07.2022 – 16:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte gjuajtur me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, por nuk e kishte qëlluar. Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë, ndërsa nga i dyshuari e kanë sekuestruar pistoletën e cila dyshohet se ishte përdorur në rast. Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.