Një burrë ka raportuar në Policinë e Kosovës, se një njeri i panjohur ka shtënë në drejtim të tij tri herë.
Rasti ka ndodhur të premten në Prishtinë.
PK njofton se njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar 3 (tre) gëzhoja.
Njoftimi i plotë:
VRASJE NË TENTATIVË
Rr. Hilmi Rakovica, Prishtinë, 24.02.2023 – 22:50.Viktima mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar, deri më tani i panjohur, ka shtënë 3 (tre) herë me armë zjarri në drejtim të viktimës por i njëjti nuk ka pësuar lëndime. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar 3 (tre) gëzhoja. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.