Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Gjakovë, pas një mosmarrëveshje verbale i dyshuari kosovar ka qëlluar me armë viktimën mashkull kosovar.
Në raportin e PK-së shtohet se i dyshuari është arrestuar dhe se nga i njëjti është sekuestruar një revole që dyshohet të jetë përdorur në rast dhe gjashtë fishekë.
Më tej, njoftohet se viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është e rëndë.
Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“VRASJE NË TENTATIVË Fsh. Dujakë, Gjakovë 04.07.2022 – 21:18. Pas një mosmarrëveshje verbale i dyshuari kosovar ka qëlluar me armë viktimën mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është sekuestruar një revole që dyshohet të jetë përdorur në rast dhe gjashtë fishekë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është e rëndë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.