Gjatë kësaj të premte parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin mes 12 dhe 15 gradë Celsius, kurse ato maksimalet mes 17 dhe 29.
“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-6 m/s”, thuhet në njoftimin e institutit.