Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, zotëria i parë, Prindon Sadriu, ka votuar në zgjedhjet e rregullta parlamentare, në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik.
Osmani në një prononcim për media ka thënë se e rëndësishme për qytetarët është që të japin vlerësimin e tyre për politikanët që kanë qenë deri më sot, dhe për ata që kandidojnë për herë të parë.
“Faleminderit që pritët bashkë me mua derisa më erdhi radha të votojë në këtë ditë të rëndësishme…është dhe moti i mirë me diell dhe është pak më mirë të votohet. Besoj që i kanë dhe informacionet nga KQZ se në cilin vendvotim duhet të votohet. Është mundësi e mirë që qytetarët jo vetëm ta japin vlerësimin për politikanët që kanë qenë deri më sot, por edhe t’i japin mundësi atyre që ndoshta kandidojnë për herë të parë dhe është me rëndësi që këtë të drejtë ta shfrytëzojnë për herë të parë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Ndryshe, Osmani për shkak të numrit të madh të votuesve ajo vendosi të pres në radhë për ta shfrytëzuar të drejtën e saj demokratike. /Telegrafi/