“Vendet Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e BE-së”.
Kështu u shpreh Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, në fjalën e saj në edicionin e 17-të të Forumit Strategjik të Bledit 2022 në Slloveni.
“Ne kemi një interes të qartë strategjik që vendet e Ballkanin Perëndimor të vazhdojnë dhe të anëtarësohen në BE”, tha Von der Leyen, duke folur për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“ Prosperiteti i Ballkanit Perëndimor është prosperiteti i BE-së. Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor, është stabiliteti i Bashkimit Europian”, tha ajo.
Duke treguar se KE-ja ka nisur planin me një financim prej 9 miliardë eurosh, me qëllimin për të mobilizuar rreth 20 miliardë euro investime në Ballkanin Perëndimor, Von der Leyen u shpreh se kjo është arsyeja se pse çelja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është një gur kilometrik.
“Ishte një sukses për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të forcojmë demokracitë në Europë. Ka të bëjë më vlerat tona të përbashkëta”.