Viola Von Cramon, Raportuese e Parlamentit Evropian për Kosovën, njëherësh edhe eurodeputete, ka shprehur pikëllim për mos-mbajtjen e festivalit me nam “Sunny Hill” në Prishtinë.
Ajo është shprehur kështu në ‘Twitter’-in e saj, duke e parë një vendim të këtillë nga ana e Qeverisë së Kosovës si gabim strategjik.
Jam e pikëlluar që Festivali “Sunny Hill” s’do të mbahet në Prishtinë këtë verë. Është një gabim strategjik pasi që sjell njerëz në Kosovës dhe promovon rininë. Qeveria e Kosovës do të duhej ta siguronte “Sunny Hillin” që të mbahej në Prishtinë dhe shpresoj që do të rikthehet aty”, ka shkruar ajo.
Zhvendosja e festivalit “Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë u pasua me kritika nga opinioni publik në Kosovë.