Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se Serbia nuk mund të vendosë për anëtarësimin e Kosovës.
Von Cramon një gjë të tillë e ka thënë përpara gazetarëve serbë, teksa ka komentuar deklaratën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili tha se nuk do ta respektojë marrëveshjen evropiane në pikën për anëtarësim në Kombet e Bashkuara, përcjell Demokracia.com.
“Megjithatë, retorika pas gjithçkaje dhe tallja u prit shumë keq, si në Bruksel ashtu edhe në kryeqytetet kyçe të Bashkimit Evropian (BE)”, deklaroi ajo.
Raportuesja e BE-së shtoi se e kupton që deklarata të tilla janë “për audiencën e brendshme”, por tha se nuk është në dorën e Serbisë, sepse pranimi në OKB varet nga vendimi i Këshillit të Sigurimit, ku Kina dhe Rusia ende mund të vënë veton.
Vuçiq, një javë më parë, më tha se qëndrimi i tij sa i përket marrëveshjes për normalizimin e raporteve me Kosovën nuk ka ndryshuar “as edhe një pikë” dhe ka ripërsëritur se Beogradi nuk do të zbatojë pjesët e marrëveshjes që kanë të bëjnë me anëtarësimin e Kosovës në OKB.
“Nuk ka bisedime për anëtarësimin në Kombet e Bashkuara dhe nuk ka njohje. Çdo gjë tjetër që nënkupton normalizim të vërtetë të raporteve, pa tensione dhe pa konflikte, Serbia do t’i zbatojë”, deklaroi Vuçiq më 21 mars pasi u takua në Beograd me kryediplomatin e Italisë, Antonio Tajani.