Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku me rastin e Festës së 28 nëntorit ka takuar sot babain e Hashim Thaçit, Haxhiun.
Në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka publikuar një fotografi me të, ndërsa ka bërë të ditur se babai i Thaçit i priti në Odë ata, ndërsa u ka shprehur se është krenar me djalin e tij dhe shokët tjerë që ndodhen në Hagë.
Çitaku gjithashtu ka shkruar se babai i ish-presidentit beson se ata do të kthehen fitimtarë.
“Në këtë ditë të madhe, baca Haxhi na priti në odë. Si gjithmonë, krenar. Krenar me të birin dhe shokët e tij. Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi po përballën me betejën e fundit për ne, për të kaluarën dhe të ardhmen tonë. Kanë me u kthy fitimtarë. #Liriakaemër”, ka shkruar Vlora Çitaku.